Dash Shehi: Amerikanët dhe Evropa e kanë kuptuar që Rama është një mashtrues

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi theksoi se opozita e bashkuar ka qenë gjithamonë në tryezën për Reformën Zgjedhore dhe së nuk është tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e sistemit.

Në një lidhje direket me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Shehi e konsideroi një ndërhyrje pozitive propozimin e Ambasadës së SHBA-ve për sistemin danez.

“Opozita ka qenë gjithmonë në tryezën e reformës zgjedhore. Të hënën u la për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe mirë bëmë që t’i kujtojmë Ramës dhe bandës së tij që jo gjithçka kapërdihet. Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e sistemit. Ka hapësirë për ta parë propozimin e ri. Një sistem i ri do t’i bënte mire Shqipërisë. Ne e marrim me seriozitet të madh çdo propozim nga Amerika. Ka diskutim nëse sistemi danez është sistemi i duhur. Është pozitive që ka ndërhyrë Ambasada e SHBA-vë, do të ishte mirë që të ndërhynte më përpara. Ka ende kohe për t’u marrë në konsideratë idetë e reja