Rektori Koni akuzon Dekanët e PS: Morën pjesë në një proces të paligjshëm zgjedhor

Senati i universitetit te Tiranes e quajti te pavlefshem vendimin e rektorit Mynyr Koni, per shkarkimin e 5 pedagogeve qe ishin pjese e komisionit te zgjedhjeve.

Por rektori reagoi duke thene se se një vendim i tillë nuk është kompetencë e senatit akademik.

Në një letër të hapur drejtuar ketij senati, rektori Koni thotë se disa prej dekaneve kane marre pjese ne një proces të paligjshëm zgjedhor.

Sipas tij 3 drejtuesit e fakulteteve pengojnë funksionimin normal të insitutcionit dhe keqinterpretojnë ligjin.

Rektori nenvizon se do të bëjë publike datën për fillimin e një procesi të ligjshëm zgjedhor sapo ministria e arsimit ta marre këtë vendim.