RAMA donte truallin e Teatrit Kombëtar për pallate| Ka shkatërruar ekonominë, turizmin, bujqësinë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në studion e Abc News përballë gazetares Mirela Milori se i qëndron propozimit të bërë në janar për ndryshimin e sistemit, gjë e cila refuzohet vazhdimisht nga mazhoraca.

Basha tha se në atë tryezë opozita do të bëjë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR, për t’i garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Dje ka ndodhur diçka tronditëse që ka kaluar pa komente në Kuvend. Ai ka thënë se është gati ta ndërtojë teatrin ashtu si është. Prandaj lufta paska qenë për të marrë truallin. Ai ka shkatërruar vendin, ekonominë, turizmin, fermerët dhe artin. Teatri është vetëm një episod i asaj që do vazhdojë nëse ne nuk bëhemi bashkë për t’i dhënë fundin e merituar.

Rama ia ka zënë kokën me derë por e gjithë kjo që një ditë do ndëshkohet kishte dhe një axhendë politike për të hedhur në erë Reformën Zgjedhore sepse do vazhdojë ta bëjë me çunat problematik. Ai nuk do që integrimi nuk do që të ecë përpara sepse në rajon kryeministra në detyrë kanë përfunduar në burg për shkelje të ligjit.

Jemi ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore. Kemi thënë se kjo tryezë ti japë garancinë shqiptarëve për të shkuar në zgjedhje. Ne duam ndryshim sistemi, Edi Rama nuk do. E kam bërë publike që në janë për një senat me dy dhoma.

Por kjo nuk është kjo beteja sot. Ky është një njeri që nuk e ka problemin te sistemin por te vjedhja e zgjedhjeve. Ne do bëjmë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne kemi nisur punën për të mobilizuar bashkimin më të madh kombëtar për të krijuar një sistem. Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme ne fitojmë në zgjedhje. Ne nuk kemi arsye t’i mohojmë forca politike të bëjnë koalicion. Ky vend ka mundësitë të mbështetëse një ekonomi të shëndetshme.

Gjiknuri është gati për Ymerlalizimin e zgjedhjeve, por do ta ketë të vështirë. Kjo është vlera e asaj që ndodhi ditën e dielë sepse edhe të majtët janë zgjuar”, tha Basha