Po luante në parkun e qytetit, 4-vjeçari beratas e zë korenti dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Sipas informacioneve mësohet se një fëmijë, vetëm 4 vjeç, ra në konktakt me energjinë elektrike në një park të qytetit dhe humbi jetën pak minuta më pas. Familjarët dërguan me urgjencë në spital, por ai humbi jetën në sallën e operacionit. Për këtë ngjarje të rëndë nëna e tij, Reshide Brahimasi u shpreh se djalin e zuri korenti teksa shkoi të merrte ujë. Fëmija ka qenë duke luajtur në park dhe ka shpëtuar nga vëmendja e prindërve duke prekur një prej telat që ushqente dritat e parkut. Pas ngjarjes është ngritur një grup hetimor nga Policia dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes se si humbi jetën fëmija.