Lini lojrat dhe pazaret! Mesazhi i dytë i fortë i ambasadores së SHBA-së

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përforcuar mesazhin e një dite më parë ndaj politikës shqiptare.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ndërsa i drejtohej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Yuri Kim e bëri të qartë se reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi nuk janë diçka që mund të bëhet pazar me to.

Ndaj, paralajmëroi ajo, ka ardhur koha që të rreshtet së bëri lojëra.

Yuri Kim: SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta kemi këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazar.Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të rreshtet së bëri lojëra. Është koha që të realizohet reforma në drejtësi, është koha që të realizohet reforma zgjedhore sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj si SHBA dhe populli shqiptar e presin.