Kryeministri Rama nuk lejon faljen e Bajramit të dielën!

Pasi deklaroi se nuk do të ketë asnjë masë, përveç fashës orare deri në orën 21:00, Edi Rama ka ndërruar mendje sërish.

Ka vendosur që të mbyllë fundjavën.

Mbyllja e xhamive dhe sheshit Skënderbej këtë fundjavë të festës së myslimanëve, duket pa sens, në kushtet kur hapja është thuajse totale, kur dyqanet janë hapur të gjitha, baret dhe restorantet po ashtu, autorizimi për lëvizje është hequr për njerëzit dhe makinat në të gjithë Shqipërinë dhe ka nisur mësimi në shkolla.