Fillon protesta e qytetarëve të Tiranës, kërkojnë drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka njoftuar mbajtjen e një proteste pasditen e sotme. Prej disa minutash ka nisur grumbullimi i protestuesve.

Efektivët e policisë janë pozicionuar përreth godinës së ministrisë së Brbdshme. Kjo është protesta e tretë e artistëve dhe aktivistëve në Tiranë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Po ashtu pasditen e sotme u në Durrës u mbajt po ashtu një protestë, ku anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mblodhën firma për peticionin e tyre kundër ndërtimit të një teatri të ri.