Durrës, policia procedon Robert Budinën dhe Ferdinand Xhaferrin. Qeveria e shqetësuar nga peticioni i artistëve

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy organizatorë të protestës së sotme në qytetin bregdetar të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata janë Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferri që akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.
Mijëra qytetarë durrsakë firmosën sot peticionin për ringritjn e Teatrit Kombëtar, të shembur me urdhër të Edi Ramës me 17 maj.