Ambasadorja Kim trondit nga themelet politikën, Basha bën lëvizjen e radhës


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu ekspertët e Reformës zgjedhore, ku pjesë e diskutimit do të jetë dhe propozimi për ndryshimin e sistemit që është bërë nga ana e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim. Mes personave të pranishëm në takim janë Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Gazmend Bardhi e Çlirim Gjata.

Ambasadorja Kim në dy ditët e fundit ka hedhur akuza të forta në drejtim të palëve politike, që sipas të cilës po bëjnë pazare dhe lojëra të fshehta në kurriz të Reformës në Drejtësi dhe asaj Zgjedhore. Edhe sot Kim dha një mesazh të qartë, se nëse Shqipëria kërkon që të jetë pjesë e BE-së dhe aleat i SHBA-ve duhet me patjetër që t’iu japë fund këtyre dy reformave thelbësore.