VIDEO SKANDAL | Rruga Taulantia në Durrës përmbytet sërisht, u asfaltua javën e kaluar me 140 milion lekë

Reshjet e mëngjesit të sotëm kanë përmbytur përsëri rrugën “Taulantia” në Durrës.
Kjo rrugë u asfaltua javën e kaluar me një investim nga Bashkia prej prej 14,5 milion lek të rinj.
Tre vjet më parë realizimi i një projekti të financuar nga Banka Botërore mundësoi ndërhyrjen në kanalizimin e ujrave të ndotur në këtë segment, por siç shihet rruga është përmbytur përsëri. Video: Gëzim Kabashi