Ja emri i prokurorit të SPAK që po heton Veliajn për Teatrin Kombëtar

Pas dy protestave të zhvilluara kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca ka zgjedhur që të ndjekë rrugën ligjore, duke e dërguar atë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).

Mësohet se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit. Burime bëjnë me dije se prokurori i çështjes do të jetë Ervin Kondili.

Mësohet se Kondili ka nisur nga puna dhe ka sekuestruar të gjithë dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e dy godinava të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.