Bioteknologji – s’kemi parë gjë akoma!

Nga Selim Kurti

__________
Ishte me fibrozë cistike. Mushkëritë e saj ishin bërë blozë, ndaj iu desh të bënte transplant mushkërish. Mirëpo ky transplant i solli një infeksion agresiv (shkaktuar kryesisht nga Mycobacterium abscessus) rezistent ndaj antibiotikëve.
Një javë më pas, superbakteri po pushtonte organizmin e 17-vjeçares dhe po e përgatiste për rrugën pa kthim.
Si kartë e fundit u përdor një kokteil fagësh (viruse që infektojnë dhe dekompozojnë bakteret) të manipuluar gjenetikisht për të vepruar më shpejt dhe me efikasitet.
Rezultatet nuk vonuan: plagët u përthanë, terapia nuk pati efekte anësore dhe vajza iu rikthye normalitetit.
Por mbetemi te një sukses terapeutik, sot për sot, i “vetmuar”.
Megjithatë, në një botë të kapluar nga ankthi i rezistencës së fortë të baktereve ndaj antibiotikëve, terapia që pati sukses te Isabelle Holdaway, na mbush me shpresë se do ta mposhtim edhe këtë kërcënim serioz për shëndetin.

Fotografia e Selim Kurti

Fotografia e Selim Kurti