VIDEO: Policët rrahin me shpulla qytetarin e lidhur me pranga


Teksa po zhvillohej protesta e dytë kombëtare e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e gjithë vëmendja mediatike ishte fokusuar, një ngjarje skandaloze ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, me protagonistë policët e Lleshit.

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania një tjetër episod dhune të ndërmarrë nga Policia e Lleshit, e cila duket se ka vendosur të terrorizojë qytetarët.

Siç shihet dhe në video, dy policët godasin me shpulla një drejtues mjeti që kanë ndaluar.