2 vite Përgjime| Prokurorja dhe djali i saj në rrjetin e drogës

Është finalizuar pas dy vitesh hetimi, operacioni i madh i policisë me goditjen e një grupi kriminal të kultivimit të kanabisit.

Në pranga kanë rënë 19 persona, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët u dilnin garant për mbjelljen e parcelave.

Burimet konfirmojnë se Ramiz Cenaj e Arben Kalaja, të dy punonjës policie janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë nga përgjimet se kanë lejuar kultivimin e drogës.

Në dosjen e hetimit ku zbulohet se janë të përfshirë edhe një prokurorja Fahrije Vata dhe djali i saj, që punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

Sipas organit të akuzës, në krye të grupit kriminal dyshohet se qëndronte Kreshnik Murataj, i cili kishte edhe parcelat me kanabis.

Në përgjime telefonike, është një bisedë ku Kreshnik Murataj, i cilësuar si koka e grupit, i kërkonte një djali i identifikuar si Ibrahim Vata, t’i gjente një mik për prokuroren Fahrije Vata. Ibrahimi i përgjigjet se “nuk bëhen këto biseda në telefon” e ndërsa “e thërret që t’i shkojë në zyrë, sepse është gruaja e Fatmir Gjanës”. Aksioni është përshëndetur edhe nga ministri Lleshaj, i cili në një postim në rrjetin e tij social shprehet se procesi i ndarjes së policisë nga ata që nuk e meritojnë.