Pas burgut, Zogu i Tiranës shkon tek berberi dhe del…

Ai njihet në botën e televizionit si “Zogu i Tiranës”. Hermes Nikaj, është liruar këtë javë nga Burgu 313 në Tiranë, pas gati pesë muajsh izolim. Nikaj është liruar nga qelia dy ditë më parë që pas arrestimit më 24 nëntor 2019, nën akuzat e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucion” ndërsa mësohet se Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Kujtojmë se Nikaj ra në prangat e policisë pas përgjimeve që e implikuan si pjesë të një grupi, që sipas Prokurorisë kryente prostitucion kundrejt pagesës. Gjykata e Tiranës ka liruar 26- vjeçarin, duke vendosur për të masën “Arrest në shtëpi”, duke e kyçur Zogun e Tiranës në shtëpinë e tij ndërsa vijojnë hetimet për rastin në fjalë.