Bashkëjetesë Në Protestë – tre mesazhe!


Nga Admir Malaj

Tre mesazhe.
Një mesazh për demokratët me teserë. Po! Baza demokrate po fuqizon protestën dhe kisha kohë që ju prisja, që të gjallëronit sheshet e disensit publik, por protesta nuk ka nevojë për tutor. Nuk jeni aty për të mbrojtur njeri, përveçse njerëzve tuaj, e as më pak që të bëni shembuj .
Një mesazh për shoqërinë civile apartiake. Po! Bravo që protestoni dhe jepni ekulibër politik protestës, por nuk keni të drejtë të përzieni asnjë dhe asnjë fare, asnjë të drejtë të bëni kakofoni dhe miting brenda mitingut. Nuk jeni aty për të përfaqësuar askënd përveç vetes tuaj, individualisht.
Një mesazh pë socialistët me teserë. Po! Jam mërzitur shumë që e prishët teatrin, është ideologjike, sepse sot bisha konsumiste ka shkarrafitur shpirtin dhe idealin social të Partisë që duhet t’i jepte një fytyrë njerëzore kapitalizmit neoliberal të imponuar nga globalizmi. Kjo nuk do të thotë se ju urrej, shume pak ju urrejnë. Qetësohuni dhe pendohuni! Jeta vazhdon.