Basha: Në tryezën e zyrës mbaj listën e Zezë të dhunuesve të qytetarëve, EMRAT, FOTO, Datat. Puna e parë si kryeministër do jetë…

Dy listat në tryezën e Lulzim Bashës, çfarë do të bëjë kreu i opozitës kur të marrë drejtimin e qeverisë.

Adriatik Lapaj: A e merrni përsipër ju një angazhim për të fshirë procedimet penale të protestuesve si kryetar i opozitës dhe si kryeministri i ardhshëm, pretendent?

Lulzim Basha: Zoti Lapaj ka disa dokumente të cilat nuk ndahen kurrë nga tavolina ime e punës, njëri prej tyre është lista e plotë e të gjithë aktivistëve të opozitës të dhunuar, të keqtrajtuar barbarisht dhe në mënyrë antiligjore për të drejtën e protestës gjatë gjithë protestave të opozitës gjatë këtyre 7 viteve. Dhe po kështu lista e të gjithë atyre të tjerëve qytetarë të thjeshtë, prindër, fëmijë, 18 vjeçar, 16 vjeçar, minorenë dhe aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë të cilët janë trajtuar barbarisht, me emër dhe me mbiemër, datat dhe hollësitë e ngjarjes. Ajo që dua të them sot për ju në përgjigje të kësaj pyetje dhe për gjithë opinionin publik është se ka edhe një listë tjetër, që edhe ajo është e printuar në të bardhë me shkronja të zeza por unë e quaj ‘lista e zezë’, është lista e dhunuesve. E kam thënë edhe më përpara por me gjithë këto mizori që ndodhin këtu, me gjithë këto të keqe që ndodhin këtu edhe mund ta harrojmë kështu që nuk më vjen keq ta përsëris që : gjithsecili prej atyre që ka marrë pjesë në këto dhunime as nuk do të falet, as nuk do të harrohet. Se puna e parë do të jetë me të vërtetë vënia para përgjegjësisë penale e majës së kupolës dhe kujtdo tjetër që është përfshirë në këto afera korruptive dhe kriminale. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë, qeveria e dalë nga vota e lirë do ta nisë me këtë por vepra e dytë do të jetë jo thjesht amnistimi i luftëtarëve për liri, për të drejta, për kushtetutshmëri, për dinjitet njerëzor. Shumë pak kjo që kërkon nga unë nesër ti, por edhe ndëshkimi, por e përsëris edhe një herë, se pa i ndëshkuar ata krimi rrezikon të përsëritet. Dhe angazhimi im sot para shqiptarëve është që ky krim të mos përsëritet më kurrë nga asnjë qeveri, as e kuqe, as blu, as rozë, e asnjë ngjyre.