FOTOJA tronditëse. Shkrimtari: Im bir, student i Arteve, nuk është terrorist

Kjo foto e dhunës brutale policore mbi një protestues po bën xhiron e rrjetit.

Ajo do mbetet në histori. Protestuesi është i shtrirë me një pamje të përhumbur, teksa polici i ka vënë shkelmin në qafë.Por mësohet se protestuesi është Blendi Shahu dhe është djali i shkrimtarit dhe gazetarit Rexhep Shahu.

“Edi Rama!

Im bir Blendi Shahu që sheh në foto nuk është terrorist.

Është student i Akademisë së Arteve. Ata që i bëjnë keq atij bëhen qyqe…”, shkruan ai.

© SYRI.net