Prishja e Teatrit dhe faza e katërt e pushtetit të Ramës

Fitim Zekthi
Gjithnjë, kur një tirani ka ardhur në botë, shumica e njerëzve nuk kanë qenë të vetëdijshëm për të. Ato ia kanë dalë të shfaqen si normale, jo vetëm si të parrezikshme, por edhe si të mira apo shumë të mira. Në shumicën e rasteve shumë njerëz i kanë lejuar ato, i kanë pranuar ato, ose i kanë ndihmuar ato. Ajo që ato kanë sjellë, jo thjesht humbje të lirive por krime, burgje, mjerim, vrasje, internime, izolim etj.
Kur erdhi, në vitin 1922, Musolini në Itali shumica e italianëve nuk ishin të vetëdijshëm se çfarë përfaqësonte regjimi që po vinte. Mjaft prej tyre qëndruan indiferentë ndaj Musolinit dhe sloganeve, ndaj këmishëzinjve (mbështetësve paramilitarë të partisë së Duçes), mjaft të tjerë i përkrahën ose i panë me shpresë. Kur erdhi Hitleri në Gjermani, në vitin 1933, ishte e njëjta gjendje.
Kur erdhi Lenini në vitin 1917, Mao Ce Duni në vitin 1949, Fidel Kastro në vitin 1960 etj., ishte po e njëjta gjendje. Edhe në Shqipërinë e vitit 1945 kishte mjaft njerëz që ishin indiferentë, kishte mjaft të tjerë që nuk besonin kurrë se komunistët do të bënin ato krime që kryen, që do të hapnin kampe përqendrimi për kundërshtarët, që do të izolonin vendin, që do të mbyllinin kishat dhe xhamitë, që do të grabisnin pronat. Në vitin 1945 komunistët shqiptarë u përpoqën ta paraqesin, jo thjesht si normale qeverinë e tyre dhe atë që donin të bënin, por si bekim.
Në dhjetor të vitit 1945 u mbajtën zgjedhje pluraliste që u manipuluan trashë nga komunistët. Po atë vit nisi ngritja e institucioneve të reja të shtetit dhe historia më pas dihet.
Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është saktësisht e njëjta gjë që ka ndodhur me instalimet e tiranive apo formave të tjetra të regjimeve autokratike. Shumë njerëz, as që e mendojnë se Rama po instalon një tirani, shumë të tjerë mendojnë se është marrëzi të flasësh për tirani. Gjen madje edhe shumë njeërz të zakonshëm por sidomos gjen shërbestarë pushteti që thonë se më shumë ka një luftë të pandershme që i bëhet Ramës nga opozita apo nga ajo pjesë e vogël e medias që shtë kritikle me Ramën.
Është në natyrën e qeverisjeve të tilla autokratike që arrijnë të krijojnë këtë atmosphere, që arrijnë të manipulojnë një pjesë të rëndësishme të popullit ose të opinionit.
Sot, në Shqipëri në mënyrë krejtësisht djallëzore qeveria shqiptare ka hapur dy debate shumë të ndjeshme dhe mjaft domethënëse mbi çfarë po ndodh në vend. Ajo po shtyn me forcë përpara projektin për prishjen e godinës së teatrit kombëtar dhe po sulmon për të mbyllur një televizion me dy programe të rëndësishme shumë kritike me qeverinë.
Tek çështja e Teatrit Kombëtar vihet re një këmbëngulje tipike mendjesh totalitare të cilat kërkojnë me çdo kusht ti imponojnë shoqërisë shijet e tyre artistike apo arkitektonike, ti tregojnë shoqërisë dhunshëm se çfarë është një godinë, një teatër, një kishë, një xhami, një stadium apo një muzeum. Mendje të tilla nuk arrijnë ta kuptojnë se nuk është detyrë e qeverisë ti imponojë shoqërisë këto shije. Për të imponuar këto shije ligji dhe institucionet bëhen, prishen apo shkelen si të pavlera.
Në lidhje me teatrin në fillim u tha, është thënë që në 1998 po nga i njëjti njeri, se godina nuk bën dhe nuk ka vlerë dhe se ajo do të shembet do të ndërtohet mbi të nëj teatër i ri nga kompani private sepse shteti nuk ka para. Pas dy vitesh protesta, pas tërheqjes zvarrë të shoqërisë dhe komuniteteit të artistëve u tha se nuk do të ndërtohet nga kompani private por nga shteti. Tani gjendja ekonomike është edhe më e rëndë dhe shteti edhe më i rrënuar. Rama megjithatë thotë se do të gjenden paratë.
Teatri është sot, as më pak dhe as më shumë por pika ndarëse në shoqëri e atyre që do të mbesin përjetësisht me Ramën apo do të dalin kundër asaj që ai përfaqëson si kërcënim totalitar mbi liritë dhe të drejtat. Është njëlloj si në protestat e studentëve në vitin në 1990. Pati njerëz që mbrojtën edhe atëhjerë partinë e punës dhe Ramiz Alinë dhe pati shumë e shumë shqipëtarë që përkrahën studentë dhe më vonë PD-në. Ata që në dhjetor të 1990 ishin ende me Partinë e Punës ose ishin të paditur, syleshë ose ishin bashkëpunëtorë në krime, në zullum, si shërbestarë dhe përfitues nga pushteti pervers. Tek teatri nuk ka asnjë sekret. Nqs duhet një teatër i ri ai nuk ka pse bëhet duke prishur të vjetrin dhe qeveria nuk ka sillet me obsesione ndaj asaj godine të kujtesës historike të qytetit.
Sa i takon televizionit Ora news, linjës editorile të tij dhe dy programeve të tij duhet thënë se qeverisë i është prishur me kohë qetësia. Mendje të tilla totalitare dhe qeveri që priren vazhdimisht të kërcënojnë liri, të shkatojnë mjerim dhe korrupsion, të uzurpojnë pushtete, janë vazhdimisht në një propagandë të pandalur për të bindur njerëzit për të kundërtën. Mendje të tilla vazhdimisht punojë që kërcënimi i lirive të shitet si mbrojtje lirish, mjerimi si kamje, korrupsioni si zhvillim, kapja e institucione si çlirim i tyre, dhunimi i njerëzve dhe i të drejtave si zbatim i ndershëm i ligjit. Në këto kushte këto mendje kanë një nevojë dramtaike që askush të mos e thotë të vërtetën fort dhe të mos prishë këtë propagandë. Ndaj televizioni ora rrezik. Të gjithë janë në rrezik deri edhe ata që mbështesin qeverinë. Kalimi i kohës do ta bëjë më radikale nevojë për pushtet të pakufizuar dhe bindje të pakufizuar gjë që do të çojë në dhunim edhe atyre të atyre që janë më afër.

Duke qenë se bota vitet e fundit po përballet me shfaqjen, gjithnjë e më shumë të një gjuhe autoritariste apo edhe totalitare (sigurisht shumë larg nga gjuha e lemerishme e Ramës) , duke qenë se parti dhe formacione të tjera politike antidemokratike dhe totalitare po bëhen më të forta, duke qenë se rreziku i ardhjes së tyre në pushtet po rritet, duke qenë se mundësia që të rikthehen regjime si ai i Enver Hoxhës apo Musolinit, në forma të tjera edhe më perverse, janë të mundshme, shqetësimet mes filozofëve politologëve, sociologëve por edhe politikanëve janë rritur shumë.

Këto kohë është prodhuar literaturë shumë e gjerë që flet për këto rreziqe. Kjo literaturë ndihmon të kuptojmë se çfarë po ndodh me disa vende si ne, kjo literaturë ndihmon të dalësh përtej atmosferës së ndotur nga propaganda e qeverive dhe e politikanëve dhe të shohësh se çfarë janë ata dhe çfarë rreziku real endet mbi vende si ne.
Profesori i Universitetit të Yale, Timothy Snyder, botoi pak kohë më parë librin “Mbi Tiraninë: 20 mësime nga shekulli i 20-të”. Snyder ka marrë në analizë shumë vende të cilat ranë nën regjime të tilla totalitare, fashiste apo komuniste.

Ai vë re katër faza kryesore nëpër të cilat kaluan këto vende.

Faza e parë është ajo e bindjes, para se regjimi të bëhet plotësisht totalitar apo autokratik. Në Gjermaninë e Hitlerit pas 1933, në Cekosllovakinë e Gotvaldit pas vitit 1948, në Hungarinë e Rakoshit pas 1949, në Poloninë e Gomulkas pas 1947 etj., pati mjaft njerëz që nuk reaguan, pati shumë njerëz që e pranuan në heshtje sepse ruanin vendet e punës, ruanin rehatitë ose interesat e tyre personale, pati shumë njerëz që nuk e quajtën problem arrestimin e kundërshtrarëve politikë, pati njerëz që nuk u shqetësuan nga mënyra se si i mbajtën zgjedhjet apo si i fituan zgjedhjet nazistët dhe komunistët etj. Pati njerëz që i miratuan dhe u përfshinë edhe vetë në dhunën ndaj të tjerëve, ndaj hebrenjve ose ndaj antikomunistëve. Kështu, në Austri mjaft austriakë grabitën hebrenj, grabitën prona të tyre, u angazhuan edhe në akte dhune ndaj tyre. Në Hungari ose Cekosllovaki shumë njerëz iu turrën antikomunistëve dhe nacionalistëve, i rrahën, i grabitën etj. Kjo gjë thotë Snyder ishte fatale sepse i dha mundësi nazistëve dhe komunistëve që të konsolidonin gradualisht pushtetin, të të forconin propagandën dhe kontrollin dhe ta shisnin në fazën e parë regjimin e tyre si një gjë normale.
Kjo gjë ka ndodhur, sigurisht, në vitin 1945 e më pas në Shqipëri. Ka patur grabitje, dhunë, indiferencë dhe miratim nga një pjesë e madhe e popullit.
Pa asnjë ekzagjerim kjo po ndodh edhe sot. Ata që janë në punë shkojnë në takimet e Ramës dhe Veliajt, duartrokasin fjalimet e trye, miratojnë veprimet e tyre. Shumë njerëz i kanë miratuar e gazit që hodhi ministri Lleshi mbi njerëziit apo familjet jo vetëm në protestat e PD-së pro edhe tek familjet në mëngjes herët tek Bregu i Lumit. Shumë njerëzve që janë në punë në administarrë apo në sektorin shtetëror nuk iu duket fare problem arrestimi i njerëzve që protestojnë, nuk iu duket shqetësim prishja e shtëpive. Ka shkuar puna që aktorët të bëjnë peticioe dhe t’ia dergojnë Metës dhe Bashës dhe ti thonë që mos pengojnë ndërtimin e tetarit të ri dhe këto peticione të turpshme shpëndahen në media nga zyra e bashkisë Tiranës.
Faza e dytë është ajo e rënies së institucioneve. Në Gjermani, në Hungari, në Cekosllovaki, etj., enjëherë pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, Gotvaldit dhe Rakoshit, nisi faza e rënies së institucioneve. Hitleri miratoi një akt kushtetues i cili dha atij fuqinë e nxjerrjes së ligjeve. Me anë të këtij akti gradualisht ai nisi të rrëzojë si institucione të pavarura gjykatat, prokurorinë, policinë, ushtrinë, mediat, etj. Ranë njëra pas tjetës të gjitha gjykatat dhe të gjitha institucionet e pavarura. Në Cekosllovaki, në Poloni, në Hungari etj., Snyder vëren se u bë e njëjta gjë, por në forma të tjera. Me anë të ndryshimit të kushtetutave regjimet komuniste ia dolën ngadalë t’i nënshtrojnë të gjitha institucionet.
Tek ne Rama jo vetë që ka rërzuar gjykata por ai i ka asgjësuar fare ato. Sot nuk ka Gjykatë Kushteteuse dhe qeveria mund të bëjë çdo ligjn antikushtetues që do sespe ai nuk mund të çohet askund për të gjykuar. Rama nxjerr akte normative me urdhëra nga facebook dhe njofton s ekur do të dakin njerëzit dhe si do të dalin. Pengon me akt normativ liri themelore të protestës, të daljes në park, të daljes edhe nga shtëpia, të ndjekejs së ritualit fetar në xhami apo kishë, të pjesëmarrjes në një varrim etj.
Më pas mbërrihet në fazën e tretë, që është marrja nën kontroll e këtyre institucioneve. Në to emërohen njerëz besnikë ose ata që janë gati të kthehen në shërbëtorë të zellshëm të regjimit. Për pak vite gjykatat dhe prokuroritë, policia dhe shërbimet e inteligjencës, mediat dhe kompanitë e mëdha të biznesit vihen në shërbim të regjimit në Gjermani, në Cekosllovaki, në Hungari etj.
Shqipëria sot ka kaluar fazën e parë dhe të dytë dhe është në zhvillim faza e tretë. Nuk ka mbetur asnjë institucion pa rënë. I vetmi institucion që kundërshton qeverinë, presidenti, është në procedurë shkarkimi. Gjykata e lartë dhe ajo kushtetuese siç thamë janë rrëzuar. Prokuria ka rënë dhe është marrë nën kontroll me emërimin e Olsi Çelës dhe sidomos me emërimin e Arben Krajës në SPAK. Pas tërmetit prokuroria e drejtuar nga Olsi Çela nisi hetime për disa inxhinierë dhe ndërtues në Durrës por jo për ish kryetarin e bashkisë Vangjush Dako. Po kjo prokurori arrestoi disa ish drejtues vendorë në komunat Farkë, Ibë dhe Kashar por nuk nisi hetim për kryetarin e Bashkisë Veliaj. Nuk ka më turp. Ndërsa SPAK është edhe më rëndë. Ajo rri dhe sheh, rri dhe sheh dhe mbyll çështje. Hetimi i vetëm ishte ai i një drejtuesi burgu. Kjo prokurori është ngritur gjasem do hetojë kryeministrin dhe ministrat, gjasme do hetojë blerjen e zgjedhjeve dhe trafikun e drogës. Shërbimi Informativ është marrë nën kontroll me emërimin e Helidon Bendos pas largimit të Visho Ajazit.
Faza e katërt është faza e instalimit të partisë-shtet. Kjo fazë ka shumë të theksuar fuqizmin e dallimit ‘ne’ dhe ‘ata’ dhe kjo fazë bën që për çdo emërim dhe për çdo vendim merret leje në parti. Kjo gjë ka qenë e pranishme në Shqipëri vazhdimisht, por dërgimi në krye të institucioneve kushtetuese i njerëzve të miratuar nga partia, nuk ka qenë aq i mundur. Në këtë faze, partia në pushtet, thotë Snyder nuk e pranon më opozitën legjitime. Ajo e sulmon atë si armike të vendit, si sabotatore dhe kërkon që ajo të dalë jashtë ligjit ose të dobësohet në atë masë që nuk është më një rrezik. Në vend të saj synohet të krijohet një opozitë e re. Opozita e re janë parti që i krijon qeveria ose që janë organzata të shoqërisë civile që i ka nën kontroll qeveria.
Shqipëria është aktualisht në mes të pikës së tretë dhe të katërt. Sot qeveria po arrin edhe ta ndalojë opozitën nga protestat, po arrin ti gjobisë protestuesit dhe madje edhe kryetarin e PD-së Basha apo atë të LSI-së Kryemadhi. Në lidhje em protestat për teatrin qeveria ka ndaluar Robert Budinën, sulmuar Kastriot Çipin, kërcënuar Neritan Liçajn, ka gjobitur dhjetëra njerëz. Shumë shpejt, në qoftëse nuk do të bëhet ai dallim që u bë në vitin 1990, do të shohim skena edhe më të rënda të dhunimit të lirive dhe vendi do të hyjë në një gjendje jermi politiko shoqëror ku demokracia do të jetë diçka një dimensionale ku populli dhe pushteti nuk dy gjëra në të cilat populli prodhon pushtetin pro janë një gjë ku pushteti e sheh popullin si objekt mbi të cilin shkel dhe qëndron.

 

Shkrimi enkas për faktor.al