VIDEO: Kryemadhi lë pafjalë Sandër Furxhi, vëllai juaj firmosi shembjen e Teatrit, gruaja juaj Mirela Kumbaro po!

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka denoncuar mbrëmjen e sotme vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë për shembjen e Teatrit, duke e quajtur atë një dokument të falsifikuar nga kryetari Toni Gogu.

Në një lidhje direkte me emisionin Kapital nga Teatri, Kryemadhi ka “zënë ngushtë” moderatorin Aleksandër Furxhi, duke i pohuar live se kur kishte mbërritur te aktivistët ata i kishin thënë se vëllai i tij kishte ardhur nga Vlora për tu bërë shef arti.

“Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur shef arti te Teatri Kombëtar nga Vlora”, i tha Kryemadhi moderatorit Furxhi, i cili është dhe bashkëshort i ish-ministres Mirela Kumbaro. I vënë në pozitë të vështirë, Furxhi i kërkoi të linte mënjanë debatet personale.

BISEDA – VIDEO:

Furxhi: Zonja Kryemadhi një opërgjigje të shkurtër dhe për kuriozitetin e publikut. Ju këto fakte që po denonconi për xotin Gogu i zbuluat vetëm dje? Pse nuk i keni thënë më përpara?

Kryemadhi: Po dje e firmosi

Furxhi: Po ju pyes, se ju po flisni për të kaluarën e tij, por pse të kaluarën e tij po e zbuloni dje dhe sot?

Kryemadhi: Ju e dini shumë mirë që kur shqiptarve u del përpara syve kujtohen për ty. Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur “shef arti” te Teatri Kombëtar nga Vlora.

Furxhi: Nuk ka lidhje…

Kryemadhi: Nuk e di a është a e vërtet apo jo. Po ka lidhje ka. Këta janë shqiptarët, ata i thonë gjërat. A po e mbron Mirela Kumbaro, bvashkëshortja juaj, shembejn e Teatrit Kombëtar sepse vëllai i Sandrit do vijë shef arti te Teatri Kombë3tar.

Furxhi: Po nuk ka lidhje

Kryemadhi: Kjo është Shqipëria, është shumë e vogël.