Plani për asgjesimin e familjeve të mëdha shqiptare

Nga Dr. Hasan Bello

(filloi ne shek.XIX dhe perfundoi ne shek.XX)

Ne dekadat e para te shek.XIX kur u krijua shteti i pavarur serb dhe ai grek, per familjet aristokrate shqiptare do te filloi plani per asgjesimin e tyre final. Kjo per shkak se keto familje gezonin premisat qe pervec pronave, potencialit njerezore dhe intelektual, kredibilitetit apo influences qe ato kishin brenda dhe jasht vendit, te ktheheshin ne shtylla kryesore te konsolidimit te nacionalizmit e me pas te shtetit te pavarur shqiptar. Nje formule e tille: nga familjet e pasura feudale tek kombi dhe shteti ishte zbatur ne te gjithe Europen dhe Ballkanin. Prandaj per Principaten Serbe dhe ate Greke, ky proces duhej goditur sa me shpejt. Fillimisht me anen e intrigave, diversionit, dhe metodave te tjera u eleminuan oxhaqet shqiptare (ne Shqiperi dhe Kosove), si: Bushatllinjte, Begollajt, Rrotullet, etj, etj. Keto ishin dhe vatra te protonacionalizmit shqiptar. Me pas ne menyre graduale u goditen familjet e njohura te cdo treve dhe qyteti. U lobua fuqishem qe ato te shkarkoheshin nga detyrat e larta administrative qe mbanin ne Perandorine Osmane.
Keshtu, per pinjollet e familjes Vlora, Ferit Pashen, Syrja dhe Neshat beun, nuk u la intrige pa u sajuar. Per kete ndihmoi dhe aleanca qe qarqe te caktuara greke benin me drejtues te njohur osmane. Keshtu, valiu i Janines, Hifzi Pasha, ne bashkepunim me keto qarqe u perpoq qe duke derguar letra ne Stamboll te nxiste urrejtjen dhe me pas goditjen e familjes Vlora. Ne nje leter qe Syrja beu i dergoi sekretariatit te pallatit sulltanor ne vititn 1893, para se te ikte nga Vlora drejt Italise e me pas ne Stamboll, per tu takuar personalisht sulltanin e keq informuar, shkruante per intrigat e klubit grek ne bashkepunim me valiun e Janines. Lufta kunder bejlereve dhe pasanikeve shqiptare vijoi dhe nga sllavet. Madje ata me shume luftonin influence e ketyre te fundit se sa turqit, per te cilet ishin te bindur se nje dite do te largoheshin.
Ky projekt u finalizua perfundimisht pas 1944 nga qeveria komuniste, e cila e frymezuar nga ndikimi sllav burgosi, eleminoi dhe konfiskoi pasurite e familjeve te njohura shqiptare. Reforma agrare, e cila i ndau vetem perkohesisht token fshatareve goditi bazen ekonomiko-sociale te ketyre familjeve. Kjo reforme u zbatua, jo rastesisht, pas vitit 1990 me ligjin 7501, i cili nuk le me asnje vend per keto familje, por i ben te gjithe fukarenj me ligj. Lufta per goditjen e ketyre familjeve vazhdon. Ndersa ne shtetin grek pinjollet e tyre deri tani vone qeverisnin shtetin e tyre (Karamanlis, Pangallos, etj).