Nebil Çika – Nuk është pandemi, por diktaturë!

Nga Nebil Çika*

Duhej që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të kërkonte mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora që të kuptohej hapur se si pandemia po përdoret nga pushteti për që konsoliduar diktaturën e tij.

Kreu i qeverisë Rama gjatë gjithë kësaj kohë e ka përgatitur terrenin për të mbërritur në këtë moment ku të goditet liria e shtypit.

Këto ditë të pandemisë Rama ka shkelur çdo të drejtë themelore të njeriut , e drejta e pronës , e drejta e lëvizjes, e drejta e punës dhe tani edhe e drejta e informimit dhe liria e shtypit. Fakti që kjo shkelje e rende e lirisë se fjalës po behet ne kohen kur bota po përgatitet te hapet e ti jap fund izolimit tregon se masat e qeverise nuk kanë pasur si qëllim shëndetin e njerëzve por pushtetin e tij.

Ne si te përndjekur politike antikomunistë falë përvojës sonë me diktaturën kemi denoncuar ne mënyrë të vazhdueshme diktaturën qe po aplikohet nen justifikimin e pandemisë dhe besoj se sot pas cenimit drejtpërdrejt e te pa justifikueshëm te lirisë se medies po me justifikimin e pandemisë besoj se edhe me skeptiket e kane kuptuar se nuk behet fjale për mundemi po diktaturë.

Ne dënojmë me indinjatë e neveri këta agresion te radhës se qeverise ndaj te drejtave themelore te njeriut , lirisë se medias. Mbështesim gazetaret e RTV Ora dhe çdo përpjekje për te garantuar lirinë e shtypit te kërcënuar seriozisht nga qeveria

*Nebil Çika – Gazetar dhe Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve politike te Shqipërisë