Gazetarja e njohur nxjerr blof Veliajn: ‘Nuk kam firmosur për prishjen e Teatrit Kombëtar

Producentja Kozeta Kurti doli në listën e publikuar nga Bashkia e Tiranës sikur kishin firmosur një peticion për ti hapur rrugë ndërtimit të një Teatrit të ri, ndërsa ajo ka reaguar për herë të parë për gazetaren e Fax News, Edona Haklaj.

Kurti mohon të ketë hedhur firmën, ndërsa mbetet e mistershme kush nga 60 artistët e tjerë emrat e të cilëve u publikuan nga Bashkia e Tiranës, është përfshirë pa dijeninë dhe dakortësinë e tij në këtë ‘peticion’.

Kurti thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket temës së Teatrit që është për një godinë të re por pa kulla dhe PPP, ndërsa shton se do të firmoste vetë pasi të shikonte projektin.

“Unë qëndrimin tim, e kam dhënë në vitin 2018. . Nuk ka firmosur askush për mua. Firmën e kam të pakopjueshme. Jam për një teatër të ri, pa PPP. Jam për teatër të ti por jo për kulla. Vendimi im për firmosje apo jo, pasi të shoh projektin”, tha Kurti për Fax Neës.

Disa aktorë dhe regjisorë kanë bërë një peticion ku dalin pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Rreth 60 artistë, i dërguan një thirrje Presidentit Meta dhe kryedemokratit Basha që të mos pengojnë teatrin e ri.