Albërie Hadërgjonaj i reagon shpër Spiropalit: Ik shko në shtëpi moj injorante

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, i ka të rralla reagimet ndaj politikanëve në rrjetet sociale.

Mirëpo së fundmi, ajo nuk ka mundur të mos reagojë rretj fjalimit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, për fjalimin e saj të mbajtur në parlament.

“Edhe një çështje tjetër, Teatri. Ja ku bashkoheni edhe ju me ata. Sepse ata janë tallur, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur teatër moj zonjë, kanë qenë ca trushplarë e jo artistë. Shumica e aktorëve që kanë dhënë shpirtin në atë skenë do vazhdojnë ta japin në mënyrë dinjitoze. Ata duan të bëjnë Pazar për veten e tyre, për sistemin, ju doni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë”, ishte deklarata e ministres.

Hadërgjonaj ka publikuar një fotografi të Spiropalit në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Albëria i ka sugjeruar ministres që të kthehet në shtëpi dhe të merret me fëmijët e saj, sepse për atë punë është dhe se po të ishte në rregull, ajo do të duhej ta ngriste zërin për të drejtat e artistëve.

“Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e ty, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat“, shkroi Hadërgjonaj në InstaStory.

E gjithë kjo situatë vjen pasi Këshilli i Ministrave vendosi që Teatri Kombëtar të kalohe në pronësi të Bashkisë së Tiranës