Pse miliarderët po bëhen edhe më të pasur gjatë Pandemisë ?

SHBA si e gjithë bota është duke vuajtur nga pandemia e Covid-19. Por ndërkohë që vetë virusi mund të infektojë këdo, po vihen re diferencime tek ata që po vuajnë krizën ekonimke që ai lë pas….

Kërkuesit në “Columbia University” bëjnë me dije se varfëria në Amerikë mund të jetë në nivelet më të larta prej një gjysëm shekulli. Megjithatë sipas CNN, pasuria e miliarderëve të këtij vendi është rritur me 10% përgjatë vetëm 3-javëve të krizës së koronavirusit.

Kjo ka ndodhur edhe më parë, në krizën ekonomike të vitit 2008. Shumica e amerikanëve ende nuk e kanë marrë veten nga ajo krizë. Shumcia e shtëpive amerikane vuajnë ende pasojat e asaj që ndodhi në 2008. Ndërkohë, për kontrast, 400 miliarderët më të pasur në SHBA sipas Forbes, ju deshën vetëm 3 vite ta merrnin veten. Gjatë dekadës së fundit pasuria e tyre është rritur me 80%.

Tani është duke u përsëritur e njejta gjë. Pasuria e miliarderëve e marrë bashkë është më e lartë se një vit më parë. Të paktën 8 prej tyre janë pasuruar me 1 miliardë dollarë gjatë pandemisë. “Përfituesit” janë më së shumti CEO i “Zoom”, Eric Yuan dhe Steve Ballmer, pronar i “Skype”. Ata janë due u pasuruar nga rritja e përdorimit të videokonferencave.

Por askush nuk është pasuruar më shumë se CEO i “Amazon”, Jeff Bezos. Që prej 1 janarit ai ka 25 miliardë dollarë më shumë. Kjo pasi njerëzit po varen shumë nga blerjet online, shpërndarja ushqimeve dhe gjithçka tjetër që Amazon mund të bëjë. Ai ka fituar më shumë para se ç’disa shtete të vogla kanë të gjithë GDP-në. Një skenar i pamenduar më parë.

Pasuria e jashtëzakonshme i jep influencë të jashtëzakonshme këtyre njerëzve ne shumë proçese politike. Këtë e përdorin për t’ju shmangur taksave, siç kanë bërë dekadat e fundit. Për kuriozitet, taksat e paguara nga miliarderët amerikanë në bazë të pasurisë së tyre, janë ulur me 79% nga viti 1980 deri në 2018.

Nuk është surprizuese që ndihmohen të pasurit të parët gjatë kohëve si këto. Në 2008-ën u shpëtuan bankat e Wall Street, por jo pronarët e shtëpive dhe bizneseve të vogla. Këtë herë, paketa ndihmuese e qeverisë amerikane prej 2.2 trilion dollarësh, i jep njerëzve të thjeshtë një çek prej 1200 dollarësh. Ndërkohë njerëzit që fitojnë më shumë se 1 milionë dollarë në vit, mund t’i hiqen taksat deri në masën e 1.6 milionë dollarëve. Në fakt duhet të jetë e kundërta.

Paratë që shpërndahen për njerëzit e thjeshtë do të shpenzohen shpejtë për nevojat e tyre urgjente. Ndërkohë ndihma që do marrin të pasurit dhe korporatat do të shkojnë për blerjen e më shumë aksioneve dhe rritjen e buxheteve të kompanive të tyre offshore.

Duhe të sigurohet shëndeti dhe qëndrueshmëria financiare për punëorët e vijës së parë. Ata që shpërndajnë pako, ushqime, vakte dhe sigurisht punonjësit e shëndetësisë. Njerëzit që nuk po punojnë, i dueht paguar sigurimi shëndetësor gjatë kësaj periudhe e të tjera masa si këto.

Pabarazia ekonomike ekstreme nuk është problem i Amerikës por i gjithë botës. Megjithatë në këtë pandemi, nëse nuk merren masat e duhura, mund të thellohet akoma më shumë se kaq. Kohë të vështira mund t’i presin njerëzit e thjeshtë.