SPORT. Milan riorganizon skuadrën për sezonin e ardhshëm

Me Serinë A të paralizuar për shkak të pandemisë, Milan është në riorganizim të plotë të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në Itali, sigurojnë që Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ri, e kjo do të sjellë shumë ndryshime në skuadrën e Milanit. Një lojtar për të cilin është folur shumë, është Theo Hernández. Francezi do të ishte një nga të paprekshmit për trajnerin e ri dhe me këtë, klubi shpreson që në një kohë të shkurtër të jetë në gjendje të dyfishojë vlerën e tij. Theo Hernández mbërriti në Milano verën e kaluar pasi nuk gjeti hapësira te Reali i Madridit. Nën urdhërat e Stefano Piolit, këtë sezon, ai ka treguar një nivel të shkëlqyeshëm. 22-vjeçari francez ka luajtur praktikisht gjithçka në Itali: në 22 ndeshje të Serisë A, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asiste. Përveç kësaj, ai gjithashtu kontribuoi në një gol në tre ndeshjet e Kupës së Italisë. Numra të mëdhenj këto për një lojtar kaq të ri. Gjë që ka bërë që të dyfishohet vlera e kartonit të tij në treg. Nëse disa muaj më parë klubi italian pagoi 20 milion për mbrojtësin, tani Transfermarkt e vlerëson atë më shumë se 32 milion €. Ndërkohë që gjatë sezonit ai u vlerësua deri në 40 milion €. Milani ka shpresa të mëdha te mbrojtësi francez, i cili ka një kontratë deri në vitin 2024, me kuqezinjtë.