Parashikimi i BERZH për rënien ekonomike| Bozdo: Do të vuajmë më shumë krizën ekonomike, ja çfarë ka shkuar keq

Eno Bozdo, zyrtar i lartë i PD, përmes një komunikimi ka reaguar për projeksionet e BERZH për rënien ekonomike të vendeve të rajonit, ku rënia ekonomike e Shqipërisë parashikohet katastrolike.

Bozdo vë në dukje se, si pas BERZH (EBRD), rënia ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të jetë me minus 9%. Mesatarja e rajonit tonë do të jetë minus 3.5%.

Ky është parashikimi më pesimist ndonjëherë, veçanërisht kundrejt vendeve të ngjashme të rajonit. Kjo diferencë shumë e madhe shpjegohet me strukturën e çbalancuar ekonomike të Shqipërisë, si p.sh. eksportet me vlerë të ulët të sthurar dhe mosdiversifikimi i sektorëvë eksportues.
Një arsye tjetër është edhe pesha e madhe e sektorit të turizmit në ekonominë shqiptare.

Sa për rifreskim kujtese, qeveria shqiptare ka vendosur të mos ndihmojë as eksportuesit dhe as sektorin e turizmit, duke deklaruar me kokëfortësi se nuk është e nevojshme. Ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë paketa të dedikuara për këto sektorë.

Shqipëria sot është vendi me ndihmën më të ulët në Evropë për ekonominë reale, madje kjo ndihmë është aq e ulët, sa që konsiderohet e papërfillshme.

Reformat e munguara strukturore, korrupsioni galopant, investimet e huaja që po shterrojnë, anarkia në sistemin gjyqësor dhe administrata e paaftë politike, të gjitha sëbashku kanë bërë që Shqipëria të jetë vendi që do të vuajë shumë më tepër krizën ekonomike të COVID 19.