Dylbere Salija – Shifra e errët e krimit

Dylbere Salija
Ndonjëherë mund të ndodhesh jasht katër mureve dhe të vështrosh në distancë krime që ndoshta cilësohen me një rrezikshmëri të ulët, akoma dhe më e vështirë të gjendesh brenda tyre dhe të përjetosh shpërthime që shkaktohen si pasojë e shkarkimit të një valvule problamatikash të akumuluara. Sepse ekziston një lloj presioni i rritur brenda nesh, që pret atë pikun e vet që është pikërisht valvula, ku cdo kush nga ne shpërthen, por janë disa tipa të që mbajnë në terren personalitete të vecanta apo që kanë problematika të lidhura me shëndetin mendor, këtë valvul e shpërthejnë në mënyrë ekstreme. Pikërisht për ndjesinë që përjeton viktima dua të flas, mënyën si e konceptojnë ata dhe arsyet që i mbërthejnë të mos shfryjnë dhimbjen që ndjejnë, apo humbje financiare që hasin dhe faktin se përse nuk e denoncojnë këtë situatë … Në gjuhën juridike fakti që nuk denoncohet një krim e përkufizon atë si shifër të errët. Le ti japim një shpjegim më të thelluar shifrës se errët ? Si mund ti zbulojmë këto raste të padenoncuara? Raporti saj me statistikat zyrtare !? Dhe ku haset më shpesh ky precedent?

Shifra e errët e krimit përbën në vetvete krimet e padenoncuara në shoqëri. Një fenomen ky i përhapur masivisht, e sidomos në shoqërin Shqiptare. E vetmja mënyrë sesi mund të arrijmë në hapat e saj është nëpërmjet vetëraportimit të krimit dhe anketave që zhvillohen për të, të cilat ndihmojnë në studimin e viktimës. Vetëraportim mundëson mbledhjen e të dhënave rreth aspekteve të përvojës personale të personit sic është përfshirja e tij në krim. Por nuk përjashtohet mundësia që ky informacion të jetë i gabuar si rezultat i harresës ose dhe qëndrimeve të ndryshme që autori mban ndaj veprës së kryer. Ata mund të mendojnë se skanë kryer asnjë vepër penale apo dhe mund të pranojnë se e ka kryer atë por në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. E ndërsa studimi i viktimave, ndihmon në njohje më të mirë të natyrës së krimeve të kryera dhe shkallës së raportimit të krimit nga këndvështrimi i viktimës, edhe pse këto krime nuk raportohen; krijohet mundësia të mësohen shkaqet e mosraportimit të krimit, lidhjet e nivelit të viktimizimit me tregues të tillë si: gjinia, mosha, pozita sociale, vend i kryerjes, frika e krimit dhe mundësia për të qenë viktimë, përvojat më të fundit të krimit nga këndvështrimi i viktimave, trajtimi i viktimës nga policia dhe organe të tjera, asistenca sociale,mjekësore dhe ligjore e dhënë nga agjenci shtetërore dhe private.

Thelbi i asaj që dua të trajtoj janë situatat që ndodhin pikërisht brenda këtyre katër mureve pra, “krimet e padenoncuara në familje” sepse sipas opinionit tim janë më të dhimbshme dhe hera-herës fatale për jetën. Dhe nëse do më duhej të gjendesha qoftë dhe për 1 herë të vetme brenda saj do të do e përshkruaja të tillë… Dhimbje të pashpjegueshme, një dhimbje e pashtershme e të vazhdueshme deri në aktin përfundimtar të saj dhe të mos kesh mundësinë ta shprehësh dhimbjen që të ndjen shpirti e të shohin sytë. Të duhet të heshtësh dhe të fshehësh dhimbjen nga frika, turpi një shoqërie të tërë madje dhe pamundësia financiare për ta ndjekur atë. Arsye banale këto që të mbajnë të mbërthyer pas murit dhe nuk të lejojnë të veprosh sic situata e meriton. Arsye këto të ulta që të shtrëngojnë për të lejuar kriminelin të vazhdoj punën e tij lirisht.

Jam e bindur që secili prej nesh është ndodhur qoftë dhe një herë të vetme në një situate apo të ketë dëgjuar për krimet e padenoncuara në familje. E sidomos në familjet shqiptare, të cilët janë rritur me sloganin “ai që të rreh të do” dhe “është turp të tregosh nëse dhunohesh”. E për ta ingranuar më tepër situatën, burri ka cdo të drejtë mbi gruan, autoriteti i tijë është i padiskutueshëm dhe vendimtar nëse nuk plotësohen kërkesat e tij. Ky mentallitet më bën të ulëras për faktin se ky perceptim vazhdon të ekzistoj akoma në shoqërinë tonë. Kur do të vijë momenti, që shoqëria shqiptare të kuptoj, që askush nuk ka të drejtë mbi një individ tjetër, ta keqtrajtoj atë si dhe ta nënshtroj, dhe nëse kjo gjë ndodh ta denoncoj atë. “Duhet të ndërgjegjsohemi dhe të kuptojmë se asgjë në botë nuk ka vlerën e jetës dhe lumturinë që të fal ajo, andaj mos lejo askënd ta coptoj këtë lumturi, këtë kënaqsi që ta fal vetëm të jetuarit. Mos lejo asnjë arsye të të detyroj të qëndrosh në situatën e vështirë në të cilën ndodhesh. Por mposhte atë. Denonco kriminalitetin”. Nuk është më turp dhe ska arsye pse të ekzistoj frika. Kjo tregon injorancë dhe mosrespekt ndaj vetes. Fillimisht e gjithë kjo përben cënim të së drejtave të viktimës së krimit, shkatërrim psikologjik të saj dhe më pas sjell një problem tjetër në saktësinë e statistikave të bëra mbi krimet. Sepse shifra e errët është ne përpjestim të zhdrejtë me statistikat zyrtare: sa më i madh te jete numri i krimeve të padenoncuara aq më pak afër realitetit janë statistikat zyrtare. Kjo shifër e errët ka disa nënkategori të saj, të cilat janë: shifra “gri” , kur një person ka kryer disa krime por policia ka dijeni për një ose disa prej tyre. Dhe shifra “e tepërt” që përbën veprat fillimisht që raportohen si krim por me pas rezulton nje rast fatkeq, ose personi shpallet i pafajshëm ose gjykimi pushohet.

Por fakti që unë i mëshova krimit në familje, ato të padenoncuara konkretisht nuk do të thotë se asgjësohen veprat e tjera penale që nuk bëhen të ditura për një shkak a për një tjetër. Ato qëndrojnë gjithmonë aty si copëz për të plotësuar atë që ne e quajmë “shifra e errët” E kam fjalën për vjedhjet e xhepave, vjedhja e pjesëve të vogla të makinës apo dhe vjedhje të tjera që klasifikohen me rrezikshmëri të ulët. Ndoshta kjo mund të jetë një vepër me rrezikshmëri të ulët por në vetvete mund të mbart rëndësi për viktimën, si pasojë e mundësive financiare që ka, rëndësisë shpirtërore që mund të përbëj sendi për të, e arsye nga më të ndryshmet si këto. Pikërisht për arsyet e sipërpërmendura dhe për faktin që cdo krim duhet denoncuar secili prej nesh duhet të ndërmar veprimin e duhur dhe të denoncoj këto padrejtësi. Le të mos ekzistoj më kjo shifër e errët e krimeve, e në mos të mos ekzistoj, të minimizohet.