Miliarderi amerikan Musk ju jep këshillë të rinjve që po mendojnë të studiojnë në shkollë të Lartë. Ja çfarë duhet të zgjedhin

Miliarderi amerikan Elon Musk, pronar i një sërë kompanish inovative thotë se shumë amerikanë të mençur po zgjedhin karrierën në financa dhe drejtësi, por më shumë prej tyre duhet të fokusohen në inovacion.

“Në Shtetet e Bashkuara veçanërisht, ka një shpërndarje të madhe të talentit në financa dhe jurispudencë. Në thelb, shumë njerëz të zgjuar hyjnë në financa dhe juridik,” tha Musk në një intervitë me Joe Rogan.

Kur u pyet nëse të qenurit miliarder i bën njerëzit ta shohin atë në një këndvështirm tjetër, Musk tha po.

“Në vitet e fundit, miliarderi është bërë term pexhorativ, dhe duket sikur është diçka e keqe, që për mua s’ka shumë kuptim”, tha ai.

Musk tha se në SHBA, prodhimi është kthyer nga një punë me shumë vlera në një punë që të siguron jetesën.

“Dikush që bën një makinë, siguron një ditë të ndershme, kjo është e sigurtë”, tha Musk.