Tre musketjerët e rrokut Deda, Makashi e Gjoku dhurojnë maska për spitalin Infektiv


Mjeku Pëllumb Pipero përmes një komunikimi ka bërë të ditur një dhuratë të pazakontë për QSUT:

Para dy ditesh me erdhi nje measazh i pa zakonte:”Une jam Elton Deda, nje muzikant dhe kantautor. Se bashku me Sander Gjoken dhe Redon Makashin, nga nje fond modest qe kemi hequr nga 2 koncerte tona ne Greqi duam ti dhurojme infektivit 500 maska KN-95. Kemi deshire qe mos tu pengojme, diten e merkure, pra pasneser. Nese i pranoni me thuaj nje orar te pershtatshem per ju tua dorezojme. Me shume respekt. Toni”
Sot Toni, Redoni dhe Sandri dhuruan ne Farmacine Qendrore te QSUT,per sherbimin e semundjeve infektive, maskat e premtuara.
Mirenjohje per ju qe na dhuroni emocione pa fund jo vetem me muziken dhe kengen tuaj, por dhe me kete gjest shume fisnik!