Ja pse rigoni i Gjirokastrës preferohet shumë në tregun gjerman

Bima aromatike e rigonit, e njohur për vetitë antioksiduese, 42 herë më të larta se molla është pjesë e pandarë e tryezave. Në Jorgucat të Gjirokastrës kjo erëz kultivohet në dhjetëra hektarë. Kjo bimë me cikël 10 vjeçar, arrin një rendiment prej 300- 400 kilogramë për dynym. Për shkak të cilësisë, rigoni i Jorgucatit ka gjetur treg në Evropë. Pas Turqisë e Greqisë, Shqipëria është vendi i tretë ballkanik me eksportin më të lartë të kësaj bime.
Edhe në këtë kohë, aktiviteti i sipërmarrësve të kësaj bime po vijojnë punën normalisht.
Një studim i mjekësisë ndërkombëtare, zbuloi që rigoni përmban nga 3 në 20 herë më shumë antioksidantë se çdo barishte apo erëz tjetër. Sipas studimit, fuqitë antioksiduese të rigonit ia kalonin atyre të vitaminës E, hudhres, frutave, perimeve apo dhe frutave të thata