3 maj 1877 Abdyl bej Frashëri themelon Komitetin e Janinës

Më 3 maj 1877, në Janinë, nën kryesinë e Abdyl bej Frashërit (në foto), u formua Komiteti i Janinës. Qëllimi i komitetit ishte mbrojtja e tokave shqiptare nga rreziku i copëtimit nga shtetet fqinje. Gjatë “Krizës Lindore” gjatë viteve 70-ta të shekullit XIX, Komiteti i Janinës i paraqiti një memorandum qeverisë osmane në Stamboll, në të cilin parashtronte gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe paraqiti kërkesën për bashkimin e të gjithë tokave shqiptare në një vilajet të vetëm.