Ja çfarë ka ndodhur në 2 maj, nga vdekja e Da Vinçit tek vrasja e Bin Laden

02 maj 1519 – U shua në moshën 67-vjeçare artisti italian, Leonardo da Vinçi, një piktor, skulptor, inxhinier, arkitekt dhe shkencëtar ndër më të shquarit dhe më të rëndësishmit e periudhës së Rilindjes.

02 maj 1808 – Në kryeqytetin Madrid të Spanjës filloi kryengritja e famshme e “Dos De Mayo” (Kryengritja e 2 Majit). Në përleshjet ndërmjet ushtarëve francezë dhe banorëve të Madridit, të cilët reaguan ndaj pushtimit të qytetit nga ushtritë e Napoleonit dhe shpalljes së vëllait të tij të madh mbret i Spanjës, mbetën të vrarë qindra kryeqytetas.

02 maj 1885 – U hodhën me ceremoni themelet e Liceut të Abdurrahman Pashës në Kastamonu, i pari gjimnaz zyrtar në Anadoll dhe Turqi.

02 maj 1926 – U dërgua faksi i parë ndërmjet dy brigjeve të oqeanit Atlantik.

02 maj 2011 – Osama bin Ladeni u qëllua për vdekje nga forcat speciale të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda një kompleksi rezidencial privat në qytetin Abotabad të Pakistanit, ku jetonte bashkë me një familje lokale nga Veziristani, gjatë një operacioni të fshehtë me mbështetjen e CIA-s.