Ja çfarë ka ndodhur në 30 prill në histori

30 prill 1563 – Të gjithë hebrenjtë u dëbuan nga Franca me urdhër të Mbretit Sharl VI.

30 prill 1789 – Xhorxh Uashingtoni u bë president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

30 prill 1803 – Territoret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u dyfishuan. SHBA-ja bleu Luizianën nga Franca për 15 milionë dollarë.

30 prill 1945 – Adolf Hitleri dhe Eva Braun, të cilët ishin martuar vetëm një ditë më herë, kryen vetëvrasje.

30 prill 1975 – Njësitë ushtarake të Vietnamit Verior hynë në Pallatin e Pavarësisë në Sajgon. Kjo ngjarje shënoi fundin e Luftës së Vietnamit.

30 prill 1993 – Lindi rrjeti i komunikim në shkallë botërore, “World Wide Web” (www). Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) anuloi të drejtën e autorit mbi programin në fjalë duke e bërë atë të qasshëm dhe me burim të hapur për të gjithë. Pas këtij vendimi, përdorimi i internetit u përhap me shpejtësi anembanë globit.

 

Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Uashingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara. Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbëriti në sallën Federal Hall në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëhere kryeqytet i Shteteve të Bashkuara. Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni bëri betimin si president i vendit. George Washingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte e do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj presidenti Uashington shkoi për t’u falur në një kishë aty pranë.

Më 30 prill 1970 presidenti Richard Nixon njoftoi se forca ushtarake amerikane kishin hyrë në Kamboxhia nga Vietnami i Jugut. Zoti Nixon tha se trupat ishin dërguar për të shkatërruar bazat ushtarake komuniste, në zonat kufitare të këtij shteti. Ai tha se komunistët organizonin inkursione në Vietnamin e Jugut dhe pastaj kapërcenin kufirin e tërhiqeshin në Kamboxhia, ku trupat amerikane nuk mund t’i ndiqnin ata. Në një mesazh të transmetuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Nikson e quajti operacionin amerikan një inkursion dhe jo pushtim të Kamboxhias. Ajo që zoti Nikson e quajti një inkursion në Kamboxhian më parë asnjanëse, dha shkas për një valë protestash në Shtetet e Bashkuara. Pas disa ditësh, në Universitetin Shtetëror të Kentit, në shtetin Ohio, roje të Gardës Kombëtare, hapën zjarr mbi një turmë protestuesish, duke vrarë 4 studentë dhe plagosur shumë të tjerë.

Më 30 prill 1975, forca të Vetnamit të Veriut dhe Vietkongut pushtuan Saigonin, kryeqytetin e Vietnamit të Jugut. Duong Van Minh, që kishte qenë president i Vietnamit të Jugut, vetëm për 9 ditë, iu dërozua komunistëve. Në të njëjtën ditë Forca të Shteteve të Bashkuara, evakuuan disa zyrtarë dhe trupa vietnamezojugore dhe amerikanët e paktë që kishin mbetur në Vietnam dhe i sollën ata në aeroplanmbajtëset amerikane që ndodheshin në afërsi të brigjeve të Vietnamit. Në orën 7:52 të mbrëmjes, marinsat e fundit amerikanë në Vietnam, u nisën me helikopterë nga çatia e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Saigon. Disa orë më vonë, sundimtarët e rinj komunistë të Saigonit ia ndërruan emrin qytetint dhe e quajtën Qyteti Ho Shi Min, për nder të udhëheqësit të Vietnamit të Veriut, i cili kishte vdekur më 1969. Bashkimi i Vietnamit nën regjimin komunist të Vietnamit të Veriut u bë 2 vjet më vonë, pasi përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, të Vietnamit të Veriut e të Jugut dhe të Vietkongëve nënshkruan në Paris një marrëveshje për paqe të vitit 1973. Nga fundi i vitit 1973 në Vietnam kishin mbetur vetëm 50 këshilltarë ushtarakë amerikanë. Më 30 prill 1975 ata që kishin mbetur prej tyre dhe gjithë amerikanët e tjerë u larguan nga Vietnami dhe lufta mori fund. Lufta e Vietnamit ka qenë lufta e huaj e pritur më keq në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në të humbën jetën 58 mijë amerikanë.