Beqaj kërkoi uljen e pensioneve| Elvis Sina: Të moshuarit nuk blejnë dot as ushqime

Elvis Sina ka sulmuar sërish ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili ka kërkuar uljen e pensioneve.

Ish-kapiteni i Tiranës, në një intervistë për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, thekson se mosha e tretë nuk e përballon dot uljen e pensioneve, e cila sipas tij është e papranueshme.

Gjithashtu Sina tha se qeveria ndër vite nuk ka bërë asgjë për sportin në vend.

Ulja e pensioneve e kërkuar nga Ilir Beqaj – “Ishte një revoltë qytetare të cilën e kam menduar ca po ndodh kështu. Ajo deklaratë e dhënë nga ish-ministri është e papërgjegjshme pasi ke shumë mundësi për të hequr lekë, jo të sakrifikosh pensionistët që as për ushqime dhe ilaçe nuk u dalin.

Është bërë pak për sportin – FSHF po mundohet ta mbajë futbollin në këmbë, kurse shteti nuk ka bërë asgjë. FSHF brenda mundësive ka bërë shumë, ndërsa nga krahu tjetër shteti nuk ka ndihmuar askënd. Ka njerëz që nuk duan të ndihmojnë sportin dhe mendoj se futbollistëve nuk duhet tu mbahet paga pasi janë familjarë dhe nuk jetojnë dot. Në sport nuk është bërë asgjë nga pushteti pasi stadiumi nuk është gjithçka. Sporti ka nevojë për ligje të largohen bashitë dhe futbolli të privatizohen. Vetëm kryeministri duhet të bëjë këto ndryshime me VKM por nuk dëshiron t’i bëjë.

Në Shkodër futbollistët dhurojnë një pjesë të rrogës për punonjësit – Përgëzoj rastin në Shkodër ku lojtarët dhuruan pjesë të rrogës për stafin. Sporti është bërë për të bashkuar jo për të ndarë, ndaj duhet të ketë “Fair play”.