Ja 15 kontrata sekrete të Qeverisë Rama, blerje me llogaridhënie publike e penale. SPAK në karantinë

Nga Aranita Brahaj

Ja ku jane 15 tituj kontrata Sekrete te Qeverise Rama per Covid 19. Kushedi sa do hartohen deri ne fund te Gjendjes se Jashtzakonshme te fatkeqesise
Kontratat sekrete jane te panevojshme, jo kushtetuese dhe jo ligjore ne kontekstin e blerjeve per situata pandemish.
Qeveria vendos ti aplikoje megjithse Legjislacioni i Rregullt per Prokurimet Publike ka mjaftueshem rregullime per blerje ne kushte emergjence.
Kontratat sekrete jane kontrata per te cilat NUK dime vleren, objektin e detajuar, kushtet, cilesite e mallit, kriteret e blerjes dhe dorzimit, kushtet dhe afatet e pageses e shume detaje te tjera.
Keto kontrata nese jane tipike korruptive apo klienteliste nuk hetohen dot nga Prokuroria. SPAK ka duar te lidhura. Te rregulluara me Akt Normativ dhe VKM kontratat sekrete mbeten pjese e pergjegjesise politike dhe bllokohet pergjegjesia penale.
Kontratat Sekrete po perdoren megjithse jane Jokushtetuese per rastin e nje epidemie.
Kjo eshte arsyeja pse Qeveria Rama ne vend qe te perdore legjislacionin ne mbrojtje te shendetit publik ku ka mjaftueshem masa per menaxhim te situates, vendosi Gjendje te Jashtzakonshme te Fatkeqesise. Me kete zgjidhje Juridike i lejon vetes dhe zyrtareve keqqeverisje pa ju nenshtruar pergjegjsise penale.
Me poshte lista e titujve te kontratave sekrete dhe nje qendrim i organizates AIS ku shpjegohet pse Kontratat Sekrete ne kontekstin e Pandemise jane jokushtetuese

http://ais.al/new/blerje-per-situaten-covid-19-qeveria-shqiptare-aplikon-kontrata-sekrete-i-shmanget-pjesemarrjes-dhe-transparences/