Këngëtarja Orgesa Zaimi: E kemi kaluar Covid-19 si familje, ja kur ndodhi

Orgesa Zaimi zbuloi se mund të ketë qenë mbartëse e virusit COVID-19, në shkurt, para fillimit të epidemisë në vend. E ftuar në “Vizioni i Pasdites” Orgesa tha se gjatë muajit shkurt, të gjithë familjarisht përjetuan simptomat e virusit, pasi sipas saj simptomat kanë qenë të njëjta me ato që deklarohen nga autoritetet shëndetësore. Këngëtarja tregoi se në javët e para ka qenë e terriorizuar, ndërkohë në ditët e sotme është duke vlerësuar karantinimin, si mundësia më e mirë për të shpenzuar kohën me familjen.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, tha Orgesa.
Po si po e kalon jetën në karantinë? Sa u përket zënkave në shtëpi me partnerin, Orgesa tregoi me shaka se motivi i sotëm është çokokremi:

“Bashkëshortin as karantina nuk e bëri që të mund të gatuajë. Ai është shijuesi i gatimeve… Ne jemi në vitin e 13-të të bashkëjetesës dhe i kemi kaluar mospërputhjet e karakterit. Por tani zihemi për çokokremin e këto zënkat e karantinës…”.