SPORT | klubet e Seria A vendim unanim: Kampionati duhet të rifillojë

Liga e Serisë A është kompakte në lidhje me vendimin për ta cuar deri në fund sezonin e pezulluar për shkak të Covid 19.

Në mbledhjen e kësaj të martë me video-konference, Asambleja e 20 klubeve të Seria A konfirmoi me vetë unanime vullnetin për ta cuar deri ne fund kampionatin, kuptohet me rregulla strikte dhe duke iu përshtatur edhe masave të Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të Covid 19. Edhe dy klubet që kundërshtonin fort këtë ide, Torino dhe Breshia kanë bërë prapakthehu duke hequr dorë nga kërcënimet për bojkot.

“ Asambleja konfirmoi me votë unanime të 20 klubeve vullnetin për të rinisur kampionatin dhe për ta cuar atë deri në fund në momentin që qeveria do të japë ok-in, kuptohet duhet respektuar të gjitha rregullat e shëndetit dhe normat e sigurisë, shkruhej në një komunikate.

Fillimisht është programuar rikthimi I ekipeve në stërvitje në të ashtëquajturen faza e dytë e Covid 19 në Itali e cila ende nuk është bërë zyrtare nga qeveria e Conte. Me gjasë një gjë e tillë do të ndodhe në datën 4 maj e nëse ndodh kështu, me gjasë kampionati mund të rinisë pa tifozë në fund të majit ose maksimumi në fillim të qershorit.