FAKTI | Prodhuesit dhe tregtarët lojë me çmimet në kurriz të konsumatorëve

Midis prodhuesve dhe tregtarëve luhet loja e çmimeve në kurriz të konsumatorëve. Tregues i kësaj panorame është tregu i shumicës së fruta perimeve në Lushnje. Këtu çmimet ndryshojnë çdo ditë në favor të tregtarëve, pavarësisht kërkes ofertës. Për momentin çmimin rekord e mban brokoli dhe lululakra, ku 1 kg u tregëtua me 400 dhe 300 lekë të reja me shumicë. Perimet e fushës për momentin kanë çmime më të larta se ato që prodhohen në serrat diellore. Për prodhuesit, tregtarët nga Kosova kanë oferta të stabilizuara dhe tërheqin sasira të mëdha perimesh, ndërsa tregtarët vendas marrin mallrat me çmime të ulëta për ti tregëtuar më pas disa herë më shtrenjtë.