Përkeqësohet gjendja e deputetit Alimadhi, futet në oksigjen

Gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili është i infektuar me Covid-19, është rënduar. Kjo gjë ka bërë që Alimadhi të përfundojë në oksigjen, pasi ka vështirësi në frymëmarrje. Aktualisht deputeti po trajtohet me oksigjen me maskë.

Deputeti Alimadhi u konfirmua më 24 mars me COVID-19, por vetëm më datë 27 e bëri publike këtë gjë. Ai bashkë me gruan janë të infektuar nga koronavirusi. Fillimisht deputeti u ankua për për mungesën e interesimit nga ana e mjekëve por edhe e kryeministrit.

Para disa ditësh, gjendja e deputetit u përkeqësua dhe ai u dërgua për në spitalin Infektiv, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve specialistë.