20 vjeçari tenton ti ikë policisë, kapet me doza lënde narkotike

Arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’ një djalë rreth 20 vjeç në zonën e Bulevardit të ri, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë, të cilët i kanë kërkuar ti paraqesë lejen e lëvizjes.

I riu ka tentuar që të largohet me biçikletë dhe më pas u arrestua, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe doza lëndësh narkotike me vete.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe biçikletën, ndërsa i riu u shoqërua në polici.

Për më shumë shihni videot e siguruar nga Faxnews, ku duket qartë i gjithë aksioni i ndërmarrë nga ana e policisë.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Rama u shpreh i prerë se në rast se do të mendohet një plan masash që do u vijë në ndihmë personave që shkojnë në punë, dhe janë pjesa vitale e shoqërisë, njëherësh do të ashpërsohen dhe masat për të gjithë ata që i shkelin rregullat.

Duket se mes akteve që do të ndërmerren janë dhe ato për heqjen e lirisë, për të gjithë ata persona që nuk i binden urdhërave policore.