Ku dallon Kina nga Perëndimi në menaxhimin e Covid19?

Nga Marlin Muça

Para pak muajsh shteti Kinez shpernguli me force rreth 1 milion ujgure per t`i derguar ne kampe te medha perqendrimi ku do te riedukoheshin sipas parimeve marksiste. Ky precedent tregoi se sistemi politik i Kines i lejon kesaj te fundit te kryeje akte qe bien ne kundershtim me lirite e te drejtat e njeriut, pa e vrare mendjen per pasoja apo sanksione politike te jashtme dhe te brendshme. Gjurmimi ekstrem qe autoritetet kineze i ben te infektuareve me virusin, i tejkalon cdo legjislacion nderkombetar te ndertuar per keto skenare. Mbyllja e cdo veprimtarie ekonomike, kulturore apo politike nuk u shoqerua me pakenaqesite e ketushme, perkundrazi, u prit me qetesi e bindje nga popullata vendase.
Perendimi ishte nje histori komplet tjeter. Ne dallim nga Kina, shtetet perendimore duhet te respektojne kornizen ligjore kombetare dhe nderkombetare te miratuar apo ratifikuar pikerisht per keto lloj situatash. Koha qe procedurat kerkojne per te vene ne zbatim planin e masave vonon pergjigjen ndaj perhapjes se virusit duke e bere me te veshtire mobilizimin e njerezve dhe burimeve ne menaxhimin e situates.

Nje tjeter dallim, eshte dhe natyra e opinionit publik ne dy modelet e permendura me lart. Ne sistemet diktatoriale nuk ka nje opinion publik ndaj dhe mbeshtetja popullore eshte e pafundme per cdo iniciative qe ndermerr shteti. Mungesa e kesja pengese i krijon mundesi diktaturave te kene ne dispozicion nje mase te jashtezakonshem njerezish te gatshem jo vetem per t`iu bindur urdherave por edhe te jene pjese aktive e fushatave dhe masave qe merren ne parandalimin e krizave. Ne shtetet perednimore, opinioni publik mbetet nje nder faktoret kryesore qe ndikojne ne politikberje. Pervec vonesave qe shkaktojne procedurat ligjore, qeverise i duhet te ndertoje paralelisht dhe nje fushate piar ne menyre qe te kete shumicen e opinionit publik pro veprimeve te saj. Edhe nese ajo arrin te kete ne krah shumicen derrmuese te njerezve qe jane te afte te reflektojne mbi realitetin qe i rrethon, perseri kjo mbeshtetje nuk eshte e pafundme dhe e perjetshme. Kjo specifike e demokracive liberale do t`i beje shtetet te harxhojne energji te dyfishte si ne perballimin e krizave ashtu edhe ne marketimin e tyre ne syte e publikut.

more recommended stories

loading...