Covid- 19, akti normativ dhe ligjshmëritë e tij

Nga Mariglen Tanushi

Në një rrugë e cila per shkak të situatës aktuale vendimet e qeverisë për miratimin e akteve normative me fuqi të ligjit e cila duhet kuptuar dhe plotësuar nga te gjithë aspektet juridike .Ne këtë rrethanë qeveria ndermerr masa ekstreme qe kufizojnë lirinë e lëvizjes per shkak te Covid -19 ,por duhet parë nëse aspekti kushtetues nëse e legjitimon qeverinë per nje masë te tillë pa shpallur gjendjen e emergjences dhe fatkeqësisë natyrore .Duke iu referuar kushtetutes Neni 101 i Kushtetutes

Këshilli i Ministrave në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.
Ne keto rrethana jemi para rastit te nevojes dhe urgjences ku duhet te nderhyre me miratimin e akteve normative me fuqin e ligjit.
E evidentuar edhe në vendimin e gjykates kushtetuese ne vendimin nr 24/2006. Arsyeton se ekzistenca e dy kushteve Nevoja dhe Urgjenca jane kumulative ku mosekzitenca e njërës e ben te pavlefshëm aktin normativ me fuqinë e ligjit. Nevoja dhe urgjenca duhen kuptuar si parakushte të domosdoshme me pasojë pavlefshmërinë e aktit normativ me fuqinë e ligjit.
•Mungesa e tyre shndërrohet në ves të legjitimitetit kushtetues të qeverisë për nxjerrjen e aktit normativ dhe në vijim, në ves të ligjit që e ka miratuar atë.
•Duke qenë kushte paraprake, nevoja dhe urgjenca duhet të jenë vërtetuar se ekzistojnë përpara momentit të marrjes së iniciativës nga qeveria për nxjerren e aktit normativ me fuqinë e ligjit.Këto dy kushte duhet të jenë gjithashtu prezente të lidhura e të ndërvarura e në momentin kur nxirret akti normativ me fuqinë e ligjit.
•Nëse ekziston nevoja për nxjerrjen e një ligji, por pa ndonjë urgjencë të dukshme, qeveria nuk mund të ndërmarrë nismën për nxjerrjen e aktit normativ me fuqinë e ligjit, pasi kjo do të përbënte një detyrë të pushtetit legjislativ.
Eshte ky vendim qe interpreton nenin 101 te kushtetutës e lidhur dhe me nene tjera te kushtetutes.
Ne keto situata te cilat po abuzohet nga kjo situate me aktet normative me fuqinë e ligjit vecanerisht duke u dhënë kompetenca ekzektuvit të ushtrojë pushtet me te zgjeruar .

Ne vlerësimin tim çdo nderhyrje per nevojë dhe urgjencë duhet te ndermerret ne aspekte jo vetem formale por edhe substaciale , ku kemi zhvillim te situatave te prokurimeve te kundraligjshme dhe pa asnje garë, referuar ligjit per prokurimet gara duhet te jet e ligjshme dhe e drejtë .A mundet te ngrihen aspekte te këtyre ne Gjykaten kushtetuese? Ky aspekt nuk mundet te ngrihet ne gjykatën kushtetuese por SPAK duhet te ndjekë gjithë situatën dhe te veprojë për korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv te funksionarëve publik.
Duhet pasur kujdes me te gjith kontratat administrative qe lidh qeveria .Çdo vendim urdhëra që nxjerr këshilli i ministrave duhet te jetë sa me efikas dhe sa me i plotesuar dhe real per situaten !!!

more recommended stories

loading...