Elona Jushi Pasha – A thua u pastrua bota???

Nga Elona Jushi Pasha

Nga ai zullumi ku toka dhe qielli nuk ndaheshin më duket se kanë mbetur vetëm kujtimet e asaj lirie të ç’kontrolluar ku ne nuk ndalën të marrim frymë duke e përllogaritur këtë si një detyrim të Zotit ndaj nesh!!!
Sa shumë të mungon liria…
…kur edhe pse nuk të duhet thjeshtë mendimi që nuk je i lirë të mbyt!!!
Ikona botërore të braktisura!!! Paskemi vlerësuar çdo gjë, por jo shtëpinë tonë!!!
Shtëpia ….sa shumë vlerë paska patur!!!
Nëse në 20 – 30 vitet e ardhshme vendet e mëdha e të industrializuara nuk marrin masa për parandalimin e ngrohjes globale uji do të përpijë tokën!!!
Këtë e lexova rreth 15 vite më parë në një libër të botuar në 1998, por nuk e mendova që prej atëherë paskan kaluar 25 vitè, madje madje nuk e mendova kurrë që vendet e mëdha e të industrializuara kanë arritur deri këtu sot….
Nuk morën asnjë masë në 20-30 vite thjeshtë prodhuan, prodhuan, prodhuan….
Që sot ndërsa mendohet të kenë pezulluar gjithçka forca e tyre financiare të mos tundet prej themeleve…
Po po forca e tyre financiare… që tundi themelet e gjithë kësaj bote për të arritur sot këtu!!!
Në njerëz që karantinën e kanë një vakancë momentale, e të tjerë që karantina do ti kushtojë vite për tu rikthyer ku ishin…
Të paktën po ndodh një gjë e mirë…
Interneti vazhdon të jetë skallv i karantinuesve në mos qoftë e kundërtave ne skllav i tij. Po çfarë rëndësie ka kjo përderisa e kemi, e derisa ndonjë fuqi e madhe s’ka urdhëruar karantinimin e valëve !!!
Mendoj se është ngrohja globale… qoftë kjo!!!
Tashmë po arrijmë të ndjejmë freskinë e prillit, po shohim se si dielli ngroh sipas kohës dhe jo të djegë e të ftohë sipas çmendurive të motit, po i numërojmë ato yjet që dikur dukeshin kaq të largët!!!
Në fakt….
Nuk e dimë ende nëse të gjitha këto janë ndjesitë tona pas efekteve të një karantinimi të tejzgjatur apo…..
Një gjë është e sigurtë!
Popujt e fuqishëm nuk do të dobësohen as pas gjithë kësaj lufte!
Një luftë ku nuk dihet nëse eshtë me natyrën, me shëndetin, me njeriun, me ekonominë, me teka apo gabime njerëzore!!!

more recommended stories

loading...