Çfarë ndodh me ju ku keni mungesë të vitaminës B12, mjaft e rëndësishme për organizmin

Vitamina B12 ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë thelbësore në transportimin e oksigjenit në indet përreth trupit. Cila është shenja që u tregon mungesën e kësaj vitaminë jetike?

Funksione të tjera të B12 përfshijnë ndihmën për të mbajtur të shëndetshme qelizat nervore të trupit.

Kur dikush ka mangësi në vitaminë B12, studiuesit kanë konfirmuar se atij nuk i funksionin nuhatja.

Studiuesit ekzaminuan 39 pacientë me nivele të ulët të vitaminës B12 dhe 39 me nivele normale të saj.

Testi u përdor për të analizuar nëse ndikohej apo jo nuhatja e tyre nga kjo mungesë.

Rezultatet treguan se njerëzit që kishin mungesë të vitaminës B12 kishin mosfunksionim nuhatjeje ndërsa ata të mjaftueshëm në vitaminë nuk shfaqnin humbje të saj.

Studiuesit thanë se “në këtë studim, ne treguam për herë të parë se mosfunksionimi i nuhatjes mund të jetë i pranishëm në pacientët me mungesë të vitaminës B12”.

Sipas Harvard Health, mungesa e vitaminës B12 mund të shfaqet ngadalë, por intensifikohen me kalimin e kohës.

Simptomat përfshijnë mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë. Për më tepër, mund të shkaktojë edhe dobësi.

Gjuha e ënjtur dhe skuqur mund të jetë gjithashtu një tregues i mungesës së vitaminës B12.

Një tjetër shenjë mund të jetë vështirësia në mbajtjen e ekuilibrit kur përpiqeni të ecni.

Kjo mungesë mund të çojë gjithashtu në humbje të kujtesës.

Mënyra e vetme për të konfirmuar mungesën e vitaminës B12 është të bëni një analizë gjaku.

Zbulimi i hershëm është i rëndësishëm për shëndetin tuaj pasi nëse nuk trajtohet, mangësia mund të shkaktojë probleme të rënda neurologjike dhe sëmundje të gjakut.

Gjendja mund të jetë më e dukshme te vegjetarianët sesa konsumuesit e mishit, për arsyet e shqyrtuara më poshtë.

Si mund ta merrni vitaminën B12?

Vitamina B12 gjendet në ushqime shtazore, të tilla si vezë, peshk dhe shpendë.

Ushqimet bimore nuk kanë asnjë B12 përveç nëse u shtohet ajo.

Kur hani ushqim që përmban B12, acidi klorhidrik në stomak e ndan B12 nga proteina ushqimore, së cilës i ishte bashkuar fillimisht.

Pas kësaj, B12 kombinohet me një proteinë tjetër (të quajtur faktor i brendshëm), krijuar nga stomaku dhe absorbohet nga trupi.

Personat që vuajnë nga anemia nuk mund të krijojnë faktorë të brendshëm.

Si rezultat, ata luftojnë të marrin vitaminën B12 nga ndonjë prej ushqimeve ose shtesave dietike që marrin.

Luan Kondi