Twitter “shuplakë” propagandës së Vuçiçit, i fshin mbi 8 mijë llogari

Rjetetet sociale janë komentuar shpesh se përdoren për propagandë nga shume lider politikë të cilët i përdorin këto kanale komunikimi për influencë.

Rasti i fundit bën fjalë për rrjetin social ‘Twitter’ i cili i ka dhënë një goditje të rëndë propagandës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe partisë së këtij të fundit.

Pas një hetimi të bërë përgjatë fundit të vitit të kaluar është vërejtur një aktivitet i koordinuar i gati 10 mijë llogarive në Twitter që bënin propagandë për Aleksander Vucicin dhe partinë e Presidentit serb, raportojnë mediat kosovare.

Nga përllogaritjet bëhet fjalë për 8 mijë e 558 llogari të cilat i kanë shërbyer Vuçiqit janë fshirë nga ky rrjet social.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar “Twitter Safety”. Gjithashtu vihet re se raste të ngjashme Llogariejanë mbyullur edhe në vendet arabe, Turqi e Jemen.