New York Times: Pandemia si shans i autokratëve për të rrëmbyer pushtet


Selam Gebrekidan

Në Hungari, kryeministri tani mund të sundojë me dekret. Në Britani, ministrat kanë atë që një kritik e quajti fuqi “të vazhdueshme” për të ndaluar njerëzit dhe kontrolluar kufijtë. Kryeministri i Izraelit i ka mbyllur gjykatat dhe ka filluar të mbikëqyrë qytetarët. Kili ka dërguar ushtrinë në sheshet publike, dikur të okupuara nga protestuesit. Bolivia ka shtyrë zgjedhjet.

Teksa pandemia e koronavirusit po e shtyn botën drejt ndalimeve dhe qytetarët në ankth kërkojnë veprim, udhëheqësit në të gjithë globin po shtojnë fuqitë ekzekutive dhe po fuqizojnë autoritetin praktikisht diktatorial. Qeveritë dhe grupet e të drejtave e dinë që këto kohë të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Shtetet kanë nevojë për të mbyllur kufijtë e tyre, për të zbatuar karantina dhe për të gjetur personat e infektuar. Shumë nga këto veprime janë bazuar edhe në rregulla ndërkombëtare, shprehen avokatët kushtetues.

Por, kritikët thonë se disa qeveri po e përdorin krizën e shëndetit publik si mundësi për të kapur më shumë pushtet, duke marrë masa që kanë pak lidhje me shpërthimin e epidemisë dhe mbrojtjen e popullatës. Ligjet po marrin shpejt një gamë të gjerë të sistemeve politike në shtetet autoritare, si në Jordani, duke rrënuar demokracinë si në Hungaria, madje edhe demokracitë tradicionale si Britania. Dhe, ka pak dispozita që sigurojnë se masat do të shfuqizohen menjëherë pasi të kalojë kërcënimi.

“Ne mund të kemi një epidemi paralele nga masat autoritare dhe shtypëse që po merren në emër të një epidemie shëndetësore”, tha Fionnuala Ni Aolain, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe luftën kundër terrorizmit. Teksa ligjet e reja zgjerojnë mbikëqyrjen e shtetit, lejojnë qeveritë të ndalojnë njerëzit për një kohë të pacaktuar dhe shkelin liritë e tubimit dhe të të shprehurit, ato po dëmtojnë edhe jetën qytetare, politikën dhe ekonominë për dekadat e ardhshme.

Pandemia tashmë është duke ripërcaktuar rregullat. Sistemet e mbikëqyrjes së plotë në Korenë e Jugut dhe në Singapor, të cilat në rrethanat normale janë censurë, janë vlerësuar për ngadalësimin e infeksioneve. Qeveritë që kritikuan fillimisht Kinën për vendosjen e miliona qytetarëve në karantinë, më pas bënë të njëjtën gjë vetë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka autorizuar agjencinë e brendshme të sigurisë të gjurmojë qytetarët duke përdorur një aplikacion të fshehtë për telefonin celular të prodhuar për luftën kundër terrorizmit. Duke gjurmuar lëvizjet e njerëzve, qeveria mund të ndëshkojë ata që kundërshtojnë urdhrat e ti dënojë deri në gjashtë muaj burg. Dhe, duke urdhëruar mbylljen e gjykatave të kombit, Netanyahu vonoi daljen e tij të planifikuar për t’u përballur me akuzat e korrupsionit. Në disa pjesë të botës, ligjet e reja të emergjencës kanë ringjallur frikën e vjetër të rikthimit të sundimit dhe ligjit ushtarak.

Kongresi i Filipineve miratoi legjislacionin javën e kaluar që i dha presidentit Rodrigo Duterte fuqi emergjente dhe 5.4 miliardë dollarë për t’u marrë me pandeminë. Ligjvënësit rrëzuan projektligjin e mëparshëm që siguronte ndihmën për bizneset private.

Kjo rritje e pafund e fuqive gjatë kësaj emergjence është e barabartë me autokracinë, thonë përkrahësit e të drejtave të njeriut.
Burimi: New York Times