Nesër do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Durrës

Për shkak të punimeve të nevojshme nga OST në Linjën 110kV Sallmone – Gjiri i Lalzit, nesër datë 3 prill, gjatë intervalit kohor 05:30-06:00, do të stakohet energjia në këto zona në Durrës: Gjiri i Lalzit, Ishëm, Shkafane, Rrotull Bizë dhe Shën Pjetër. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga OST