5 pacientë fitojnë luftë kundër CoVid-19 dhe nisen drejt shtëpisë

5 persona të tjerë kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë pasi janë shëruar nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ku ka falenderuar edhe mjekët për punën e tyre të palodhur.

“5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv

Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID19

Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID19.” shkruan Manastirliu.