VIDEO| Grida Duma: Nevoja për ushqim, ilaçe, e mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda


Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish deputetja Grida Duma përmes një komunikimi ka deklaruar se Shqipëria që duhet, është vendi i njerëzve që karantinohen për të jetuar, jo për t’u sëmurur.

Shqipëria bëhet kur e vërteta të takohet me guxim pa mllef dhe duf.

Shqipëria që duhet, kujdeset për qytetaret e saj pa shfryrje inatesh mbi qytetarët e vet por me kujdesin e detyruar e përgjegjshmëri.

Shqipëria që duhet ka gra si kjo, që megjithëse në hall, nuk shfryjnë, nuk shajnë, nuk mallkojnë por na tregojnë; tregojnë me sa munden pamundësinë e tyre!

Nevoja për ushqim, ilaçe, e mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda.

Shqipëria që duhet, bëhet duke marrë përgjegjësitë për të rishpërndarë paratë e shqiptarëve tek nevojtarët jo tek klientet miliarderë!

Shqipëria që duhet është Shqipëria ku paratë e përbashkëta shkojnë tek ata që kanë nevojë sot më shumë se kurrë.

👇🏻